Liverpooli kërkon Icardin
Liverpool, 26 janar - Liverpooli duket që ka probleme të theksuara në repartin e sulmit, ndaj po synon që në këtë merkato të nënshkruaj me sulmuesin Mauro Icardi.
Mediat në Angli kanë shkruar të dielën se sulmuesi i Interit pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.
Rodgers me çdo kusht dëshiron një sulmues, pasi Balotelli nuk po arrin të përmbush kërkesat e tij.
Icardi nuk është i vetmi lojtar që kërkohet nga Reds, pasi i tillë është edhe sulmuesi i PSG-së, Ezequiel Lavezzi.
Interesim për anëtarin e Interit ka shfaqur edhe skuadra e Atletico Madrid, kurse çmimi i 21-vjeçarit që ka kontratë me Interin deri në vitin 2018, është 40 milionë euro.