Liverpooli dhe Unitedi interesohen për Handanoviqin
Portierit slloven i skadon kontrata në fund të sezonit, por trajneri i Roberto Mancini e dëshiron atë edhe për disa vite tek klubi i tij.
Megjithatë, kërkesa për një rrogë prej 40,000 funtesh në javë, është duke e detyruar Interin të dorëzohet para klubeve të tjera dhe ta lëne të lirë atë në verë.
Interi ka fituar tre ndeshje e fundit në Serie A dhe gjithashtu të enjten në mbrëmje fituan për t\'u kualifikuar në Ligën e Evropës kundër Celticit.
Megjithatë, Handanovic ka humbur dy ndeshje e fundit për shkak të lëndimit dhe Mancini për momentin në portë ka Juan Pablo Carrizon.
E ardhmja e David De Gea te Manchester United është vënë në dyshim pasi De Gea është lidhur me një kalim tek Real Madridi, kurse forma e Simon Mignolet ende nuk ka bindur klubin nga Liverpooli.