Liverpool refuzon 40 milion paund për Raheem Sterling
Manchester, 17 qershor - Manchester City është i vendosur për Raheem Sterling. Para pak ditësh City vendosën në tryezë një ofertë prej 25 milionë paundësh, plus 5 milionë bonuse, por ajo ofertë u refuzua prerë nga Liverpool-i.
Tani City tenton sërish dhe ka ofruar plot 40 milionë paund, rreth 55 milionë euro, për të blerë sa më shpejt talentin e Të Kuqve, para se ndonjë klub i fuqishëm, si Real Madridi, të futet në lojë.
Çmimi i vendosur nga Liverpool-i është 50 milionë paund, por edhe oferta e fundit e City-t është mjaft joshëse, për një futbollist të talentuar. Gjithsesi të kuqtë e kanë refuzuar menjëherë këtë ofertë mjaft joshëse.