Liverpool ofron 20 milion euro për Shaqirin
Londër, 18 qershor - Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers e ka ndryshuar mendjen. Ai po synon ta transferoj Xherdan Shaqirin nga në vend të Adam Lallanas.
Sipas medieve britanike klubi nga Anfield është i gatshëm ti ofroj Bayern Munichut rreth 20 milion euro për mesfushorin kosovar.
Menaxher i Liverpoolit, Brendan Rodgers e ka marrë seriozisht transferimin e Xherdan Shaqirit në Anfield gjatë kësaj vere.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Rodgers ka hequr dorë nga transferimi i Adam Lallanas, pasi Southampton po ngurron të arrij një marrëveshje.
Në planet e menaxherit të Liverpoolit ka qenë edhe mesfushorin e Benficas, Lazar Markoviç, por ku i fundit kushton shtrenjtë.
Sipas Daily Mail, Rodgers e ka zgjedhur Xherdan Shaqirin që ta transferoj në Anfield. Liverpool është e gatshme ti ofroj Bayern Munichut 16 milion funte (rreth 20 milion euro) për ta transferuar kosovarin.
Shaqiri, i cili po merr pjesë në Kampionatin botëror me Zvicrën, më herët nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Bayern Munich. Ai po synon të luaj në një klub ku ka më shumë minutazh.