10 Janar 2025

Lila do të transferohet në Serinë A me ekipin e Parmës

Tiranë, 27 dhjetor - Lojtari i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet e tij me klubin grek të Pas Janinës, pasi do të transferohet në Serinë A me ekipin e Parmës.

Supersport, duke iu referuar burimeve shumë pranë futbollistit, konfirmon se ekipi i tij aktual ka arritur një marrëveshje me italianët për transferimin e lojtarit të kombëtares sonë. 

Ndërsa mediat italiane shkojnë më tej, duke shkruar se 28-vjeçari shqiptar është blerja më e re e ekipit të Parmës dhe ditën e martë ai pritet të mbërrijë në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës së tij të re.

Kujtojmë që Parma këtë sezon gjendet në një situatë të vështirë, pasi renditet në vendin e fundit në Serie A me vetem 6 pikë. Por drejtuesit e rinj kanë premtuar se do të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur ekipin mes më të mirave në Itali dhe blerja e Lilës ishte një ndër hapat e parë të tyre drejt krijimit të një ekipi cilësor për të konkurruar në ndeshjet e mbetura të Serie A.

Ndërkohë për Andi Lilën ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar në një kampionat të fortë e prestigjioz, ku rrit koloninë shqiptare që luan në kategorinë maksimale të futbollit italian,  duke e çuar në 6 numrin e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A, ku Andi Lila gjen shokët e tij në kombëtaren shqiptare, Lorik Cana, Etrit Berisha, Elseid Hysaj e Migjen Basha si dhe portierin e shpresave Thomas Strakosha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)