Lewandowski: E kam vendosur të ardhmen
Dortmund, 6 nëntor - Robert Lewandowski, të cilit i skadon në fund të këtij sezoni kontrata që e lidh me Borussia Dortmund, e ka shumë të qartë të ardhmen e tij.
Sulmuesi polak deklaroi për \'Bild\' se e ka vendosur tashmë se për kë klub do të luajë sezonin e ardhshëm dhe se do e bëjë të ditur emrin e skuadrës së re në fillim të vitit 2014.
\"E kam vendosur dhe nuk ka nevojë që klube të ndryshme të më bëjnë oferta. E di shumë mirë se kush do të jetë ekipi im i ri dhe do e bëj të ditur për publikun në fillim të vitit\", deklaroi Lewandowski.
Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Manchester United apo Monaco janë skuadrat e interesuara për lojtarin e Borussias, por duket se vetë ai ka vendosur për Bayern Munchen.
Gjithsesi, 25-vjeçari ka garantuar se do të japë 100% për skuadrën e tij aktuale në mënyrë që të arrijë suksese të tjera me verdhezinjtë: \"Ndihem mirë në Dortmund, por dua diçka të re në karrierë. Do të jap maksimumin në mënyrë që t\'i jap lamtumirën tifozëve me një titull.\"