Lëndohet Sami Khedira
Madrid, 2 gusht - Sami Khedira është tërhequr nga ndeshja miqësore kundër Olympique Marseille, si pasojë e një lëndimi.
Mesfushori luajti vetëm 25 minuta dhe u desh ta lëshonte fushën, ndërsa gjasat janë të mëdha që futbollisti gjerman të mos luajë në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lazios.
Ish-lojtari i Real Madridit nuk pati ndonjë kontakt me lojtarët kundërshtarë në momentin e lëndimit, prandaj dyshohet në ndonjë problem muskulor.
Ekzaminimet mjekësore do të tregojnë seriozitetin e lëndimit, ndërsa ai pritet të mungojë në ndeshjen e të shtunës në Shangai.
Khedira iu bashkohet Giorgio Chiellinit dhe Andrea Barzaglit, të cilët nuk mund të luajnë në tri javët e ardhshme.