Lëndohet Franck Ribery
Munich, 11 gusht - Bayern Munich është tronditur nga lajmi se mesfushori Franck Ribery ka pësuar një lëndim në gju, në seancën e fundit stërvitore të kampionit të Bundesligës.
Sërish probleme për Franck Riberyn.Pas lëndimit që e la pa u paraqitur në Kampionatin botëror në Brazil, ylli francez do të mungojë në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit për shkak të një dëmtimi në gju.
Ribery ka pësuar një problem gjatë seancës së fundit stërvitore të ekipit dhe ende nuk është bërë e qartë se sa do ti nevojitet për tu rikuperuar.
Sezoni i ri në Bundesligë do të fillojë më 22 gusht dhe mbetet të shihet nëse mesfushori do të arrijë të jetë i gatshëm për lojë deri atëherë.