11 Janar 2025

LDK: Sporti Kosovar nuk po zhvillohet

Prishtinë, 24 janar - Këshilli i Ekspertëve të LDK-së për Kulturë, Rini e Sport, në Konferencën për medie, ka vlëresuar se sporti kosovar nuk po zhvillohet.

Fundi i muajit dhjetor i vitit  të kaluar dhe fillimi i janarit të këtij viti u përshkua me  përmbylljen e aktiviteteve sportive nga federatat sportive dhe organizmat sportivë. U shpallën më të mirët e vitit por me këtë rast më së shumti fituan ata të cilët prodhojnë dhe shesin kupa, medalje , mirënjohje etj.

Aq shumë u paraqit varfëri në këto manifestime sa të gjithë sportistët më të mirë të vitit festën e Vitit të Ri e kremtuan me diploma e mirënjohje.

E aty këtu në raste ku interesimi i medieve ishte më i madh iu mjaftoi ndoshta ta kenë një foto të përbashkët me ministrin. Eh, sportistët fitues e kampionë krejt në fund ndoshta thanë: edhe ne jemi Kosovë. Në shkurt të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës zhvilloi një debat për gjendjen e sportit në Kosovë.

Folën dhe u angazhuan shumë deputetë dhe në fund të debatit dolëm me disa rekomandime. E them këtë sepse një prej rekomandimeve ishte edhe përpilimi i Ligjit për sponzorim, Ligjit kundër huliganizmit dhe Ligji për definimin e pronësisë dhe menaxhimin e objekteve sportive.

Po bëhet një vit dhe asgjë nuk ka lëvizë në këtë drejtim. Kemi bërë pyetje ne deputetët e Kuvendit se çfarë ka bërë Ministria në këtë drejtim por përgjigjet kanë munguar.

Ajo që mund t’i them ministrit është se edhe duke na dhënë përgjigje në kuvend mund të përfitoj nga marketingu politik. Pra, kjo është papërgjegjësi e tij karshi deputetëve dhe sportistëve.

Qytetarët e Kosovë duhet ta dinë që fotografimet me sportistë gjatë pritjeve në zyra nuk është pasqyrë reale e ndonjë angazhimi institucional. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë dhe nuk po bënë investim në infrastrukturë, përveç disa palestrave të shkollave apo arnimeve të tilla.

Qeveria për fat të keq ende nuk është në dijeni se çfarë është sporti dhe sa është i rëndësishëm për zhvillimin e vetë shtetit. Qeveria ndoshta edhe e ka frikën se me zhvillimin e sportit zbehet “autoriteti” i tyre personal në opinion dhe kjo është e sigurtë – qeveria jonë në vend që të jetë në shërbim të sportistëve e bëri të kundërtën. Shfrytëzoi sportistët për të bërë marketing.

Sa për dëshmi kemi dy shembuj: pas fitores së Majlinda Kelmendi e gjithë qeveria ishte para ekraneve televizive, ndërsa shembulli më i freskët është pranimi i përfaqësueses së Kosovës në futboll për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Bashkë me këtë lajm të mirw për futbollin dhe futbollistët e Kosovës në të njëjtën kohë mësuam edhe një lajm të ri që kryeministri Thaqi i paskësh dërguar një letër Blaterit dhe e kishte ndihmuar shumë futbollin e Kosovës.

Më duhet të them patjetër një fakt shumë interesant që përderisa Thaqi rrinte në Facebook duke përgatitur tekstin për këtë ngjarje në Cyrih të Zvicrës kryetari i FFK-s Fadil Vokrri përballej me Federatën serbe të shoqëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Sportit të Serbisë si dhe drejtuesit e FIFA-s.

Por Vokrri doli fitues ndërsa përfaqësuesit e institucioneve tona s’kishin faj, sepse ende ishin duke u çlodhur pas festave të fundvitit. Ajo që u arrit nuk është e gjitha që është dëshiruar, por u bë ajo që mund të bëhej. Do i luajmë miqësoret pa simbole shtetërore edhe me fusnotë.

Pra fusnota është “dhuratë” e kryeministrit Thaqi për qytetarët e vendit dhe natyrisht edhe për futbollistët tanë dhe ajo jo vetëm që nuk po shkrihet siç thoshte zv.kryeministrja E.Tahiri, por me sa po shihet po vije duke u ngrirë. Ky sukses në plotni i dedikohet kryetarit Vokrri me bashkëpunëtorë,futbollistëve tanë dhe futbollistëve që jetojnë dhe luajnë në Evropë e më së paku qeveritarëve tanë ashtu siç po pretendojnë ata.

Drejtuesit e FFK-s, që nga ajo ditë po vazhdoj në punën për të siguruar një kundërshtarë për 05.03.2014 që për herë të parë në histori Kosova të zhvillojë një ndeshje miqësore. E qeveria dhe institucionet tona ende janë në ëndërr dhe presin vetëm momentin e zhvillimit të ndeshjes që të jenë prezent e të bëjnë reklamë. Por a thua ku???

Nëse deri tash ka qenë ndonjë arsyetim se nuk është prioritet investimi për një stadium futbolli, të paktën tash jo vetëm prioritet por është shumë urgjente që të niset puna në këto momente kur ne po flasim sepse nesër do të jetë vonë. Po ndoshta edhe për këtë rast ka hezitim .

Po, sepse meritat s’i takojnë qeveritarëve por të bëmat e mëdha do të jenë të sportistëve. Po, sepse duartrokitjet dhe përkrahjet nuk do t’i kenë politikanët,  por do t’i marrin sportistët.

Madje, shumë prej drejtuesve të federatave sportive janë angazhuar në shumë drejtime por njërën prej pengesave e kanë pasur pikërisht institucionin përkatës të shtetit tonë. Pse e themi këtë? Sepse mundësitë e këtyre drejtuesve të federatave kanë qenë shumë të kufizuara si nga ana financiare po ashtu edhe nga ana e lëvizjes së lirë. Mu për këtë një prej problemeve që ka shkaktuar një pengesë shtesë është edhe mënyra e mbështetjes nga institucionet tona sepse për çdo veprim sa do i vogël apo i madh të jetë duhet zbatuar një procedurë shumë burokratike. Për secilin projekt, për secilën lëvizje, për secilin takim apo për secilin vizitor duhet paraqitur një projekt i cili kalon kohë derisa të marrë miratimin. Dhe nga kjo del se njerëzit aktivë të sportit tonë të lodhur nga këto procedura shpeshherë edhe të heqin dorë nga shumë gjëra me vlerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)