Lazio në Champions pas 10 vjetëve
Parolo dhe Candreva shënuan në pjesën e parë për bardhkaltërit, por argjentinasi Higuain në vetëm 9 minuta në pjesën e dytë barazoi rezultatin në 2-2 duke mbajtur gjallë shpresat e vendasve, të cilët në rast fitoreje ngjiteshin në vendin e tretë dhe do të ishin ata që do të shkonin në Champions.
Dhe mundësia për të arritur fitoren nuk i mungoi vendasve, por këtë herë Higuain, bëri gabimin më të madh, ndoshta në karrierën e tij, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas gjithçka foli për Lazio-n, e cila shënoi dy gola të tjerë, me Onazin dhe Klosen, në minutat e fundit, duke shuar shpresat e vendasve.
90 minuta plot adrenalinë në San Paolo ku u konsumuan të gjithë skenarët, me Lazion tashmë në arenën e kampionëve dhe Napolin që i jep lamtumirën trajnerit Benitez me një ndeshje që mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë.