Lazio kërkon Xhemailin
Lazio, 3 janar - Pas Lorik Canës, Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, Lazios mund ti bashkohet edhe shqiptari i katërt, Blerim Xhemajli.
Sipas të përditshmes italiane Il Roma, skuadra romake ka trokitur në dyert e Napolit, për ta kërkuar Blerim Xhemajlin.
Mesfushori shqiptar është ngulfatur nga konkurrenca në Napoli, mbi të gjitha pas arritjes së përforcimit të ri, Jorginho, por sduhet harruar as përfaqësuesit tjerë zviceranë, Inler dhe Behrami.
Për këtë, presidenti Aurelio De Laurentiis mund të vendosë që ta shesë apo huazojë Xhemajlin, i cili e synon një vend në Përfaqësuesen e Zvicrës në Botërorin Brazil 2014 dhe ka nevojë për të luajtur në vazhdimësi.
Igli Tare duket se e ka nisur një ofanzivë, për ta bindur 27 vjeçarin tu bashkohet bashkëkombësve në kryeqytetin italian. Përpos Lazios, interesim për futbollistin shqiptar ka shprehur edhe Milanit.