Lazio gati të ofron 6 milionë euro për Adrianon
Lazio, 16 prill - Pasi gjasat e Lazios që ajo të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve janë të madha, klubi romak është duke menduar të forcojë çdo pjesë të ekipit për sezonin e ri.
Pas Ciro Immobiles, Kerem Demirbay tani emri i ri në radarin e Lazios për sezonin e ri është mbrojtësi anësor i Barcelonës, Adriano.
Siç është raportuar nga SportMediaset, president i klubit Claudio Lotito ka dhënë dritën e gjelbër për lojtarin 30 vjeçar.
Lazio është gati të ofron 6 milionë euro për ish-lojtarin e Sevillas, i cili këtë sezon është paraqitur vetëm 12 herë për ekipin katalunas në La Liga.