Lavezzi dhe Cavani rikthehen në Sao Paolo
Sao Paolo, 12 gusht - Rreth 50 mijë spektatorë ishin mbrëmë të pranishëm në Sao Paolo, për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, Napolin, por edhe për të shijuar rikthimin në stadiumin e tyre të Lavezzi-t e Cavani-t, por këtë herë si kundërshtar.
Kampionët e Francës, PSG mundi 2-1 Napolin në një ndeshje miqësore, pasi arriti të përmbyste rezultatin, pas golit të parë të shënuar nga argjentinasi, Higuain.
Ishte Ibrahimovic, i cili barazoi rezultatin vetëm pas 5 minutave nga goli i avantazhit për Napolin, në minutën e 55-të.
Sërish një argjentinas do të shënonte, por këtë herë për francezët. Pastore i çoi shifrat në 1-2 në minutën e 77, duke vulosur edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje miqësore.