Lansohet sfida Dizzy Goals me klubin futbollistik Prishtina
Prishtinë, 21 shtator - Sot në ora 17:00, në stadiumin e qytetit në Prishtinë, Klubi Futbollistik Prishtina, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sfidën Dizzy Goals, sfidë kjo globale për të promovuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që hynë në fuqi këtë javë.
1. Pa varfëri
2. Zero uri
3. Shëndet i mirë dhe mirëqenie
4. Arsim cilësor
5. Barazi gjinore
6. Ujë i pastër dhe kanalizime
7. Energji e përballueshme dhe e pastër
8. Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike
9. Industri, novacion dhe infrastrukturë
10.Zvogëlim i pabarazive
11.Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
12.Konsum dhe prodhim i përgjegjshëm
13.Veprim për klimën
14.Jeta nën ujë
15.Jeta në stere
16.Paqe dhe drejtësi, institucione të forta
17.Partneritet për objektivat