Lampard nuk do të qëndrojë gjatë të City
Mancheste, 26 shtator - Trajneri i New York Cityt, Jason Kreis ka mohuar spekulimet se Frank Lampard mund të mbetet në Manchester City deri në fund të këtij sezoni në Premierligë.
Trajneri i New York Cityt, Jason Kreis ka insistuar se nuk është e vërtetë se Frank Lampard do ta vazhdojë periudhën e huazimit në Manchester City.
Mesfushori shënoi golin e barazimit kundër Chelseas në fundjavë kurse shtoi dy të tjerë në fitoren 7:0 ndaj Sheffield Wednesday në Capital One Cup të mërkurën.
Sipas njoftimeve të fundit, 36-vjeçari mund të mbetet me Cityn deri në fund të këtij sezoni në Premierligë.
Mirëpo, Kreis ka insistuar se e pret Lampardin në skuadër nga janari.
Frank do të mbetet në Manchester City deri në janar sepse deri atëherë nuk ka çfarë të bëjë në Shtetet e Bashkuara. Nuk është e vërtetë ajo që është thënë së fundmi, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.