04 Janar 2025

Lahm: Ribery do të kthehet më i fortë se kurrë

Munich, 9 shtator - Futbollisti francez vazhdon të qëndrojë në bokse për shkak të dëmtimit që pësoi në shpinë shumë muaj më parë në fitoren 7-0 të kampionëve të Gjermanisë ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League dhe ende nuk dihet një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë.

Gjithsesi për të qetësuar tifozët e Bayernit të cilët janë në ankth për gjëndjen e Franck Ribery ka menduar kapiteni Philipp Lahm. Mbrojtësi gjerman në një intervistë është shprehur se 32-vjecari francez do ta hedhë shumë shpejtë pas krahëve dëmtimin dhe do të kthehet më i fortë se kurrë në fushat e futbollit.

“Unë jam i sigurt se Franck do të rikthehet të jetë ai i mëparshmi. Kush nuk e llogarit më atë bën një gabim të madh. Ne si skuadër po e ndihmojmë Ribery-në, ta hedhë pas krahëve këtë fatkeqësi. Ai është i motivuar 100% dhe po punon për tu rikthyer në fushë. Unë kam bindjen se Franck do të gjejë sërish formën e tij më të mirë. Duke patur parasysh atë që ndodhi sezonin e kaluar më duhet ta pranoj që Bayerni ka nevojë për të lojtarë të tillë si Ribery, pasi vetëm nëse kemi grupin e plotë mund të arrimë të gjithë objektivat sezonalë”.

Në fakt Bayerni nuk ka vuajtur shumë mungesën e francezit në këtë fillim sezoni pasi Dougas Costa blerja e re e bavarezëve ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Formacioni i Pep Guardiolës e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës me 3 fitore në po aq takime, ndërsa këtë të Shtunë do të presë në Alianz Arena, Augsburgun ndaj të cilëve do të synojë suksesin e 4-t radhazi në kampionat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)