Lahm konfirmoi se nuk ka ndërmend të luajë me Gjermanin
Prishtinë, 2 korrik - Philipp Lahm konfirmoi se nuk ka ndërmend të kthehet të luajë me përfaqësuesen gjermane.
Kapiteni i Bajernit të Mynihut, që dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Joachim Low në Botërorin e vitit 2014, theksoi se në këtë moment ka të tjera prioritete në jetën e tij.
Nuk do të kthehem në kombëtaren gjermane. Ata që më njohin, e dinë se kur e marr një vendim nuk e kthej më. Nuk kishte moment më të mirë për mua për t\'i dhënë fund karrierës me kombëtaren sesa suksesi në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës në Maracana.\"
\"Jeta ime private ka qenë gjithnjë më e rëndësishme se ajo profesionale. Lindja e fëmijve të mi është moment më i bukur në jetën time se fitorja në Brazil, ka thënë Lahm, në një intervistë për France Football.
Futbollisti 31-vjeçar ka pranuar se, tek Gjermania janë penduar që e mundën Brazilin me rezultatin e thellë 7-1 në gjysmëfinale të Botërorit, që zhvillohej pikërisht në vendin amerikano-latin: Në futboll nuk ekziston mëshira, por jemi penduar që shkatërruam skuadrën e vendit organizator të Botërorit në atë mënyrë.