Lacio nuk e shet Etrit Berishën në janar
Lacio, 3 dhjetor - Etrit Berisha nuk do të largohet nga Lacio gjatë dimrit. Edhe pse e ka humbur vendin e titullarit, portieri kosovar do të qëndrojë në ekipin nga kryeqyteti italian. Për këtë ka siguruar menaxheri i FIFA-s, Stefano Guerçini.
Edhe pse e ka humbur vendin e titullarit, mendoj se Berisha nuk do të largohet. Mendoj se në futbollin modern, dy portierë të një niveli të lartë, në këtë rast Berisha e Marketi, janë shumë të rëndësishëm.\"
\"Prandaj, Lacio nuk do ta shesë portierin shqiptar, deklaroi menaxheri italian për ueb-faqen ilsussidiario.net.