Kunz: UEFA duhet ta dënojë vetveten
Bernë, 27 tetor - Vendimi skandaloz i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri po vazhdon të kritikohet ashpër nga të katër anët.
Eksperti i futbollit në Zvicër, Alain Kunz, ka shkruar për "Blick" se UEFA mori një vendim krejtësisht të gabuar dhe këtë e bazon në dy pika.
A është i arsyeshëm rikthimi i lojtarëve shqiptarë në fushë pas sulmit masiv të tifozëve serbë (dhe forcave të sigurisë)? Jo, shkroi Kunz.
Kush e lëshoi fluturaken me flamurin e Shqipërisë së Madhe Një tifoz nga Shqipëria prej afër një kishe? Kjo dhe pyetja për misionin e kësaj fluturakeje ende nuk janë përgjigjur.
Kështu, ne nuk mund ta japim përgjigje për pyetjen e fajit, shtoi tujte eksperti zvicerian. Krejt në fund ai e quan idiotesk vendimin e UEFA-s që Spanja e Gjibraltari të mos jenë në një grup për eliminatore, përderisa Shqipëria e Serbia po.