Krasniqi humb duelin pas lëndimit
Stutgard, 22 mars - Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi ka humbur duelin e karrierës, duke humbur përballjen me gjermanin Jurgen Brahmer.
Krasniqi i bëri ballë kampionit në fuqi deri në rundin e nëntë, rund në të cilin Krasniqi për shkak të lëndimit humbi ndeshjen.
Ballafaqimi mes Krasniqit dhe Brahmer ka dhënë një luftë vërtetë të fortë, e pakompromis, ku të dy boksierët i dhanë shumë goditje njëri-tjetrit, mirëpo në rundin e nëntë boksieri ynë mori një lëndim, i cili e detyroi Krasniqin ta ndërprejë duelin.