11 Janar 2025

Krasniqi dhe Hasani përfaqësojnë Kosovën në ‘SportAccord’

Stamboll, 8 prill - Kosova edhe këtë vit do të marrë pjesë në Konventën e ‘SportAccord’ që sivjet mbahet në Turqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani do të përfaqësojnë Kosovën në këtë konventë, e me ç’rast do të kenë takime me homologë të tyre nga shtete të ndryshme, drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, drejtues të Federatave Ndërkombëtare në sporte të ndryshme.

Po ashtu ata do të takojnë edhe zyrtarë të sportit nga shtete të ndryshme dhe përfaqësuese të bizneseve që investojnë në sport.

Ky është sesioni i 12-të i konventës dhe në të pritet të marrin pjesë rreth 1500 përfaqësues nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, federata, shoqata sportive, donatorë, e zyrtarë shtetesh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)