Kosovë - Turqi, bileta deri në 100 euro
Prishtinë, 21 maj - Kosova e pushtuar nga tregu i zi. Biletat për ndeshjen ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Turqisë janë shitur pothuajse tërësisht, por shqetësues mbetet fakti se edhe këtë radhë, ashtu si ne miqesoren e pare kunder Haitit, të pranishme janë edhe biletat që shiten në tregun e zi.
Cmimi i tyre ne treg te zi, kryesisht ne Mitrovice, arrin deri ne 100 euro, shkruan Zeri.
Organizatori i ndeshjes, Agron Selimi, ka treguar se janë shitur të gjitha biletat, përvec dy pikave në Suharekë e Prizren, ku kanë mbetur pa u shitur nga 10-15 bileta.
Ai theksoi se ka dëgjuar për shitjen e biletave në treg të zi, duke insistuar se FFK nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim, për ndaljen e kësaj dukurie.