11 Janar 2025

Kosova sot zhvillon ndeshjen e parë miqësore me Haitin

Mitrovicë, 5 mars - Sot në  Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Kombëtarja e futbollit të Kosovës do të luajë ndëshjen e parë ndërkombëtar kundër përfaqësueses së Haitit.

Kjo ndeshje mbahet nën përkujdesjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit e cila në janar të këtij viti i dha asaj dritën jeshile për takime të tilla..
 
Interesimi për ta shikuar ndeshjen miqësore Kosovë – Haiti, është jashtëzakonisht i madh

Qysh në ditën e parë që biletat dolën në shitje për këtë ndeshje, në disa qytete të Kosovës brenda pak orësh janë shitur të gjitha biletat.

Ky takim u mundësua pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare miqësore.

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ditë me parë ka publikuar listën e 22 lojtarëve të cilët janë të ftuar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj Haitit.

Lista e Kosovës kundër Haitit:

Portierë: Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj.

Mbrojtës: Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Shpëtim Hasani.

Mesfushorët: Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Prededaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toski, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati.

Sulmuesit: Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku, Bersant Celina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)