Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë!
Romë, 10 shtator - Fedarata Ndërkombëtare e Shenjëtarisë e ka pranuar anëtare me të drejta të plota Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës.
Pranimi u bë në takimin e mbajtur në Itali, pak kohë pasi Federata kosovare e Shenjëtarisë u pranuar në Federatën Evropiane të Shenjëtarisë.
Në uebfaqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë (ISSF-së) thuhet se Këshilli Administrativ i Federatës ka votuar për ta pranuar Kosovën si anëtare të re.