09 Janar 2025

Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Notit

Prishtinë, 18 shkurt -  Federata e Notit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Notit.

Në këtë mënyrë Kosova u bë anëtarja e 208-të e FINA-s dhe e 52-ta në Evropë. Edhe pse ky sport nuk është edhe aq i zhvilluar në Kosovë, notarët shqiptarë në Kosovë kanë marrë dritën jeshile për të marrë pjesë në kampionatin botëror, i cili mbahet këtë vit në Kazan të Rusisë, nga 24 korriku deri më 9 qershor.

Krytari i FNK-së, Ymer Rama, në një prononcim për “Supersport” deklaroi së Kosova mund të marrë pjesë në botëror me 4 notarë, Rita Zeqirin, Flaka Pruthin, Melisa Zhdrellen dhe Lum Zhavellin.

Sipas Ramës, për shkak të kushteve të vështira që të ushtrohet ky sport që te ne më tepër është sezonal, marrja pjesë në lojtarit olimpike Rio 2016, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Parashikimet e tyre flasin se Lum Zhavelli, notari më i mirë në Kosovë, është i vetmi që mund t’i afrohet normës olimpike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)