Kosova nikoqire e Kampionatit Botëror të Hendbollit
Prishtinë, 10 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçinin, me të cilin bisedoi rreth përgatitjeve që po bëhen për mbajtjen e Kampionatit Botëror të Hendbollit për shtet në zhvillim, i cili do të fillojë më 20 qershor të këtij viti, në Kosovë.
Kryetari Saraçini e informoi ministrin Shala rreth parapërgatitjeve për fillimin e kësaj ngjarje të madhe për hendbollin e Kosovës, si dhe e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po e jep për hendbolline Kosovës.
Ministri Shala konfirmoi mbështetjen e ministrisë për hendbollin kosovar, avancimin e tij në planin e brendshëm dhe afirmimin e tij në planin ndërkombëtar.