02 Janar 2025

Kosova nga Sarajeva me dy medalje të arta

Prishtinë, 20 shtator - Përfaqësuesja e Kosovës në boks, ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Hakija Turajliq-Talijan”, i cili është mbajtur në Sarajevë.

Në këtë turne kjo përfaqësuese ka fituar dy medalje të arta, si dhe ka fituar kupën e teknikut më të mirë të turneut. “Në kategorinë 60 kg, Violant Sylejmani, i cili ka shkëlqyer në gjysmëfinale, ka treguar klasë të lartë edhe në finale, duke mundur boksierin nga Bosnja dhe duke fituar medalje e artë. Me medalje të artë në këtë turne është stolisur edhe Arian Gashi (69kg), i cili në duelin final ka mposhtur kroatin Durim Zoraca. Në këtë turne më notë të lartë është vlerësuar edhe gjyqtari i Kosovës, Latif Demolli, i cili ka marrë epitetin e gjyqtarit më të mirë të turneut.

Juria e këtij turneu, teknikun më të mirë të turneut e ka zgjedhur Violant Sylejmanin. Trajneri i Kosovës, Nazim Halil në fund të turneut ka thënë se është i lumtur me suksesin që treguan boksierët e tij, sepse, sipas tij, dy medalje të artë dhe një kupë, është sukses i madh për Kosovën”, është thënë në njoftimin e Federatës e Boksit të Kosovës (FBoxK).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)