08 Janar 2025

Kosova mund të organizojë botërorin në pingpong

Prishtinë, 7 qershor -  Kampionati Ballkanik në Pingpong për të Rinjtë në Pingpong BYTTC 2015, i cili po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të mbyllet sot.

Kosova është për herë të parë nikoqire e një ngjarjeje të këtillë, e cila shënon njëherësh edhe kampionatin e parë zyrtar të zhvilluar në këtë nivel garash në katër disiplina, duke përfshirë U18 për junior, U15 për kadetë në kategoritë e femrave dhe meshkujve, lojërat ekipore dhe ato vetjake.

Në këtë kampionat po marrin pjesë 80 pingpongistë nga 5 shtete të Ballkanit - Kosova, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Gëzon fakti që Kosova, në debutimin e saj, mori notat më të larta nga instancat kryesore të pingpongut botëror për organizimin e kampionatit gjegjës.

Pas përfundimit të garave ekipore, të cilat janë zhvilluar nga 3-5 qershor, z. Adham Sharara, ish-kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF), në të cilën shërbeu plot 15 vite, dhe tani udhëheqës dhe kryetar nderi në ITTF, ka përgëzuar Federatën e Pingpongut të Kosovës (FPPK) për organizimin e Kampionatit Ballkanik, me ç’rast Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për mbajtjen e kampionatit. Gjithashtu, z. Sharara e ka njoftuar kryetarin e FPPK-së, Nehat Çitakun, se, në të ardhmen, Kosova mund të jetë nikoqire e ndonjë kampionati të nivelit më të lartë ndërkombëtar, duke përfshirë kampionatin botëror.

Nga ana tjetër, kryetari Çitaku i falënderoi krerët e ITTF-së për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, duke përfshirë edhe donacionin e fundit prej 16 tavolinash të pingpongut, me të gjitha elementet përcjellëse.

Federata e Pingpongut të Kosovës është federata e parë kosovare e pranuar ndërkombëtarisht, me te drejta të plota, më 2003. Kurse ne Unionin Ballkanik te Pingpongut (BTTU), Kosova është pranuar në korrikun e vitit 2013. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)