Kosova merr pjesë në EYC 2015 në Bratislavë
Bratislavë, 9 korrik - Në Bratislavë të Sllovakisë nga 10-19 korrik do të mbahet Kampionati Evropian për të rinjë, U18 dhe U15, për meshkuj dhe femra, në gara ekipor dhe individuale.
Kosova për shkak të mundësive financiare do të paraqitet vetëm me 4 lojtarë, prej tyre 3 meshkuj në ekipin e Juniorëve dhe një femër për kadete.
Reprezentacioni i Kosovës që do të udhëhiqet nga Besart Domaniku përbehet nga: Blendon Luta, Petrit Dragidella dhe Yll Dragidella në U18, si dhe Era Janjeva në U15.
Në garat ekipore të juniorve, që janë paraparë të zhvillohen nga 10 deri më 14 korrik, janë paraqitur 40 shtete të cilat janë ndarë në dy nivele, në nivelin e parë 16 shtetet më të forta, dhe në nivelin e dytë 24 shtetet tjera ku bon pjesë edhe Kosova.
Ekipi i juniorëve të Kosovës do të garojnë në grupin G me Italinë, Estoninë dhe Greqinë, garat do të zhvillohen fillimisht sipas sistemit Round Robin (secili me secilin), pastaj varësisht prej plasmanit do të vazhdohet me sistem mënjanimi për të përcaktuar vendin definitiv të secilit ekip.
Ndeshjen e parë Kosova do ta ketë me Italinë me 10 korrik nga ora 15:00, ndërsa me 11 korrik nga ora 13:00 do të takohet me Estoninë, e nga ora 19:00 me Greqin.
Ndërsa garat individuale dhe në çifte janë paraparë që të fillojnë nga 15 korriku. Shorti për garat individuale do të hidhet gjatë fazës së garave ekipore.