Kosova-Haiti me barazim
Prishtinë, 5 mars - Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ndeshjen historike, miqësoren kundër Haitit, që ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s. Stadiumi Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të përfaqësueses kosovare.
Ekipi vendas tregoi më shumë nga loja në fraksionin e parë. Fillimi ishte i ndikuar nga emocionet, por me kalimin e minutave, ata filluan të tregoheshin një skuadër e qëndrueshme. Kosovarët nuk u ndalën së sulmuari, ata bënë presion, e dominuan gjysmëlojën e parë, krijuan shumë raste, mirëpo goli mungoi.
Shpëtim Hasani dhe Ilir Azemi i patën rastet më të mira për ta kaluar Kosovën në epërsi, mirëpo kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit, 0-0.