09 Janar 2025

Kosova e Shqipëria me projekte të përbashkëta në fushën e sportit

Prishtinë, 11 mars - Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim ministren e Arsimit dhe të Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, me të cilën diskutuan për thellim të bashkëpunimit në fushën e sportit, përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë.

Zëvendëskryeministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sportit, duke e theksuar edhe faktin se shumë sportistë kosovar marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sportive ndërkombëtare nën emrin e Shqipërisë.

Shala gjithashtu e informoi ministren Nikolla për mbështetjen që jep MKRS-ja për fushën e sportit, përmes investimeve në infrastrukturë, përkrahjen e federatave dhe organizimeve të ndryshme sportive.

Zëvendëskryeministri u shpreh se është i gatshëm që Kosova e Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin dhe të ndajnë përvojat e përbashkëta me qëllim të avancimit të sportit.

Nga ana tjetër, ministrja Nikolla e informoi ministrin Shala se është duke punuar në masivizimin e sportit në Shqipëri me qëllim edhe të edukimit të të rinjve. Ajo e çmoi bashkëpunimin që Shqipëria e Kosova kanë ndërmjet vete dhe u shpreh është e rëndësishme dhe me interes që dy vendet të kenë projekte konkrete të përbashkëta edhe në fushën e sportit, duke theksuar shkëmbimin e përvojave, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe prezantimit sa më garues ndërkombëtar.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)