Kosova debuton me fitore në Baku 2015
Baku, 14 qershor - Në meqin e parë në Karate Alvin Karaqi shënoi fitore kundër reprezentuesin nga Turqia, me rezultat 3 me 1.
Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi, ka hyrë në histori të sportit të Kosovës. Ai ka shënuar fitore në sfidën e parë të Kosovës në Lojërat Evropiane Baku 2015. Karaqi triumfoi 3:1 në Kumitte -84 kg kundër kundërshtarit nga Turqia, Ugur Aktas. Ai ka fituar 3:1, me tre Yuko.