Kosova bëhët anëtare e plotë e Federatës Evropiane të Hendbollit
Në takimin në Dublin, shumica e vendeve anëtare kanë votuar në favor të mocionit që Kosova të pranohet, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Gjatë votimit të anëtarëve, 25 votuan pro, ndërsa 18 u shprehën kundër. Kjo mjaftoi që këshilli të vendoste për ta pranuar Kosovën me të drejta të plota në EHF, për shkak se shumica e votave ishin pro.
Kjo do të thotë se Kosova do të lejohet menjëherë që të marrë pjesë në garat e ekipeve kombëtare, sqaron njoftimi.
Ky është një lajm i madh për Kosovën, e cila më në fund do të ketë mundësinë që të luajë edhe në garat ndërkombëtare me të gjitha të drejtat, dhe ti dëshmojë botës talentin në Hendboll.
Kosova është pranuar anëtare e Federatës Evropiane të Hendbollit pa të drejta të plota në vitin 2004.