10 Janar 2025

Kosova anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Monak, 9 dhjetor - Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vendosi që Kosova të jetë anëtare me të drejtas të plota. Vendimi u bë publik në kongresin e këtij Komiteti që po mbahet në Monako.

Në arsyetimin e pranimit thuhet se “Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”.

Në tetor të këtij viti, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kishte vendosur për njohjen e përkohshme të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kishte propozuar që ajo të bëhet anëtare me të drejta të plota.

Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992 dhe që atëherë ka filluar përpjekjet për t’u bërë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Vendimi do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në kualifikimet për Lojërat Olimpike  “Rio 2016” në Brazil dhe në edicionet e ardhshme të këtyre lojërave.

Ministri në largim i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi është shprehur shume i kënaqur me vendimin duke e cilësuar këtë një çast historik për sportet e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës. Fakti që ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara vazhdon të pamundësojë edhe pjesëmarrjen e sportistëve të saj në shumë fusha të konkurrencës ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)