Komuna do të ndajë rekuizita sportive për klubet e kryeqytetit
Prishtinë, 16 korrik - Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të jetë e pranishme në ndarjen e rekuizitave sportive për klubet e qytetit.
Komuna e Prishtinës ndan për herë të parë rekuizita për klubet sportive më qëllim të krijimit të kushteve sa të mira për sportistët e kryeqytetit.
Sot do të shpërndahen pajisje sportive për klubet e notit, skijimit, çiklizmit dhe tenisit, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të mbështeten me rekuizita sportive edhe sportet e tjera.
Ky donacion do të ndahet në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, kati IV.