Kolumbia prezanton fanellën për Botërorin e Brazilit 2014
Bogota, 12 nëntor - Kombëtarja kolumbiane prezantoi fanellat e saj të reja për Botërorin brazilian duke respektuar traditën në uniformat e saj. E verdha është ngjyra kryesore, por këtë herë me një tonalitet ndryshe që e bën më të bukur fanellën e përfaqësueses amerikano-jugore.
Mbi gjoks është vendosur një shirit blu, mbi të cilin është vizatuar me shumë delikatesë një sombrero që është dhe simboli kombetar i Los Cafeteiros. Ndërkohë që vija të tjera më të holla në janë rreshtuar diagonalisht mbi fanellë.
Në pjesën e pasme të fanellës lexohet mbishkrimi të bashkuar për një vend dhe poshtë saj një vijë e kuqe e hollë, një element që është përdorur në të gjitha fanellat e dizenjuara nga Adidas për kampionatin botëror.
Ndërsa jaka këtë herë është e bardhë, ashtu si dhe të mbathurat. Fanella e re për më tepër është pëlqyer dhe nga futbollistët e përfaqësues kolumbiane që duket se kanë mbetur shumë të kënaqur nga puna e sponsorit të tyre sportiv.