Klopp nuk do të jap dorëheqje
Dortmund, 6 shkurt - Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.
Skuadra e tij vazhdon të përjetojë krizë të thellë në rezultate, pasi tashmë kur janë zhvilluar 19 javë në Bundesligë ajo zë vendin e fundit në Bundesligë dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit gjerman.
Bateritë e mia janë plotë pas pushimit të dimrit dhe nuk janë zbrazur pas vetëm dy ndeshjeve. Nuk ka gjasa që të japë dorëheqje, unë jam i gatshëm për të përmbushur misionin që dëshirojmë për pjesën e dytë të sezonit, ka theksuar Klopp.