10 Janar 2025

Klitschko mposhi me nokaut bullgarin Pulev

Kiev, 16 nëntor - Wladimir Klitschko realizoi mbrojtjen e 17-të të titullit të kampionit botëror.

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko, edhe njëherë tjetër e mbrojti titullin e kampionit botëror, duke mposhtur me nokaut rivalin e tij provokator bullgar Kubrat Pulev.

Klitschko, njeriu i cili po sundon me boksin profesionist botëror, po vazhdon me paraqitje fantastike, duke shënuar fitore të lehtë kundër bullgarit Pulev.

Klitschko triumfoi në raundin e pestë me nokaut, pasi rrëzoi në ring me një goditje bullgarin.

Kjo është hera e 17-të që Klitschko mbron titujt e tij, duke iu afruar rekordit me 25 mbrojtje të Joe Louis.

Ky ishte nokauti numër 53 në karrierën e ukrainasit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)