Kina kërkon organizimin e Olimpiadës Dimërore 2022
Pekin, 6 nëntor - Komiteti Olimpik i Kinës është në fazën e fundit të përgatitjes së kërkesës për të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2022.
Wang Hui, nga i Komiteti Kërkues i Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore 2022, tha se shpreson që kërkesa do t\'i ndihmojë kinezët të kenë më shumë interes për sportet dimërore.
Kërkesa paraqitet bashkërisht nga Pekini dhe qyteti Zhangjiakou i provincës Hebei, pranë Pekinit.
I vetmi konkurrues i Kinës mbetet Alma-Ata, kryeqyteti i Kazakistanit, pasi katër kandidatë të tjerë u tërhoqën me radhë gjatë disa muajve të kaluar.
Fituesi për organizimin e Olimpiadës Dimërore 2022 do të shpallet verën e ardhshme në Malajzi.