Khedira në radarin e Chelseas
Londër, 14 shkurt - Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka ripërtërirë interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira shkruan Mundo Deportivo.
Reprezentuesi gjerman, i cili po rikuperohet nga lëndimi, ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2015. Palët kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës, por ende nuk kanë arritur asnjë zgjidhje.
Ndërsa, raportohet se Mourinho do të mundohet gjatë verës ta transferoj në Stemford Bridge ish mesfushorin e Stuttgardit.