Khedira, në janar te Arsenali
Madrid, 6 shtator - Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, duket se karrierën do të vazhdojë në Angli te Arsenali.
Mediet angleze raportojnë se gjermani ka arritur marrëveshje me klubin nga Emirates, por tani londinezët duhet të arrijnë marrëveshje me Realin.
27 vjeçi ka hyrë një vitin e fundit të kontratës së tij me klubin mbretëror, dhe në verën e ardhshme ai mund të largohet si lojtar i lirë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez për të mos lejuar që lojtari të largohet pa dëme shpërblime, duket se ka vendosur që ta shesë mesfushorin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.
Thuhet se lojtari është i prirë për të kaluar në Londër, dhe ai beson se Real Madrid dhe Arsenal do të arrijnë marrëveshje për transferimin e tij.