KFOR kujton futbollin nga Lufta e Parë Botërore në Kosovë
Prishtinë, 12 dhjetor - Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, KFOR-i do të luajë një lojë futbolli, për të përkujtuar armëpushimin e Krishtlindjeve dhe të ndeshjes të luajtur në vitin 1914, midis trupave Gjermane dhe atyre Aleate.
Loja është luajtur në vitin 1914, në terren neutral është një përkujtim historik ku ka sjellë një nga konfliktet më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit në një armëpushim të përkohshëm.
Ndeshja e futbollit e organizuar aty për aty ishte një shembull i shquar se si lidhjet ndërmjet njerëzve mund të triumfojnë edhe në mes të konfliktit global.
Në lojën e organizuar nga Ambasada Britanike ju do të shihni përfaqësues të më shumë se 15 shteteve që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, disa prej tyre në atë kohë ishin shtete sovrane e disa si pjesë e perandorive më të mëdha të shekullit XX.
Mbas 100 vjetësh ne do ti shohim këto kombe përsëri, por këtë herë, këto shtete janë bashkuar në një mision të përbashkët, por jo vetëm në një lojë miqësore futbolli. Kjo ndeshje mbart një mesazh të pajtimit, i cili ende është i rëndësishëm për Ballkanin.
Loja do të fillojë në ora 12:00 më datën 12 dhjetor 2014, dhe do të zgjasë për një orë.
Ambasadori Britanik dhe Ambasadorja Gjermane, si dhe oficerë të lartë të KFOR-it, do të jenë prezentë dhe do të paraqiten me lojtarët në fillim të lojës.
Ndërsa, nxënësit e shkollës Faik Konica nga Prishtina do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes. Mbas lojës, në ora 13:15 do të organizohet një pritje dhe koktej rasti në Café Bar Arena & Bar, (që gjendet nën stadiumin e futbollit të Prishtinës, 13.15PM).
Mediat dhe shtypi janë të mirëseardhur për të mbuluar këtë ngjarje dhe do të kenë mundësi për të intervistuar lojtarët, duke përfshirë edhe Ambasadorin Britanik, për tu informuar më shumë për ngjarjen.
Informacione të mëtejshme në lidhje me ndeshjen Përkujtojmë Futbollin mund të merrni nga Meliza Islami, Ambasada Britanike, në 044 506 463 ose [email protected]