KF Drita zgjedh në krye të bordit Besim Ismailin
Gjilan, 30 qershor - Klubi futbollistik Drita nga Gjilani dje ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku kan zgjedhur strukturat për menaxhimimin dhe organizimin e klubit.
Numri i të pranishmëve ishte afër 40, kontribues të kahmotshëm, donator, dhe përfaqësues të tifozëve të cilët pas zgjedhjes së anëtarëve të bordit e propozuan që për Kryetar të bordit të jëtë Besim Ismaili dhe nënkryetar Islam Rashiti dhe u zgjodhën pa asnjë vote kundër.
Pas zgjedhjes se bordit u prpozua që për kryetar të klubit dhe nënkryetar të jenë Ramadan Bunjaku dhe Selver Xhelili , të cilët u zgjodhën pa asnjë vote kundër, kurse në ditët në vijim do të zgjidhet edhe kryesia e klubit në konsulltim me bordin.
Struktura e re premtoi angazhim maksimal, gjë që nuk ka munguar as viteve që lame pas.
Prioriteti yne do të jetë organizimi sa më i mire i shkollës së futbollit, bashkpunimet me skuadrat nga rajoni, transparenca dhe organizmin i klubit që në kampionatin e ardhshëm të jemi sa më kompakt dhe të shkojmë drejt suksesit.