Katër kombëtare kërkojnë Adnan Januzaj
Londër, 7 tetor - Në garë për Adnan Januzaj tashmë është vënë edhe përfaqësuesja e Kroacisë.
Pas Shqipërisë, Belgjikës dhe Anglisë, duket se Kroacia ka nisur punën për të ftuar 18 vjeçarin të luajë me këtë kombëtare pasi sipas mediave kroate nëna e Januzajt ka rrënjë kroate, dhe kjo i jep shpresë Federatës së Futbollit të Kroacisë të shpresoj në angazhimin e talentin kosovar.
Jemi duke punuar rreth kësaj, dhe mund të dal diçka. Na jepni disa ditë kohë e pastaj do të dalim me informata zyrtare, deklaroi Zorislav Srebric, drejtori i ekipeve Kombëtare të Kroacisë.