11 Janar 2025

Katari e bleu Botërorin 2022

Londër, 19 mars - FIFA dridhet nga një skandal i ri pas dyshimeve se Katari e bleu të drejtën e nikoqirit të Kampionatit botëror 2022.

E përditshmja britanike Telegraph ka raportuar se një kompani nga Katari i pagoi një zyrtari të lartë të FIFA’s një shumë prej 1.4 milionë euro në mënyrë që të lobohet për mbështetjen e Katarit.

Bëhet fjalë për ish nënkryetarin e FIFA’s, Jack Warner i cili mori 860 mijë euro, kurse biri i tij përfitoi 540 mijë euro, së bashku me një anëtar tjetër i cili u ‘ngushëllua’ me 290 mijë euro.

Me rastin është duke u marr FBI që po heton ish nënkryetarin e FIFA’s nga Trinidadi e Tobago, Warner, dhe birin e tij, që dyshohet se kanë marrë pjesë në manipulim.

Shpallja e Katarit si shtet nikoqir i Kampionatit botëror 2022 ka ngritur polemika edhe për faktin se gara mund të zhvendoset në dimër për t’ju shmangur temperaturave të larta deri në 50 gradë celsius, të stinës së verës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)