Kasami pranë kalimit te Juventusi
Torino, 8 janar - Pajtim Kasami raportohet se mund të bëhet lojtari më i ri i Juventusit.
Agjenti i tij Mino Raiola sot ka vizituar Zonjën e vjetër dhe ka biseduar me drejtorin Fabio Paratici në lidhje me transferimin e reprezentuesit të Zvicrës.
Siç raportojnë mediet italiane, Raiola është duke bërë çmos për ta larguar Kasamin nga Olympiacosi dhe duket se skuadra e Massimiliano Allegrit është më e interesuara.
Kasami në sezonin aktual në Ligën e Kampionëve shënoi gol për grekët pikërisht në takim me kampionin italian.