11 Janar 2025

Kampionati Botëror pritet me protesta në Brazil

Rio de Zhanerio, 9 qershor - Greva nga punëtorët e metrosë në Sao Paulo të Brazilit, e cila ka shkaktuar trazira masive dhe kaos në qytet, sot vijon ditën e pestë të zhvillimit të saj.

Protestuesit thanë se do ta vazhdojnë grevën e tyre, pasi gjykata rajonale vendosi ndalimin e tyre nga puna.

Një sesion i veçantë i gjykatës u bëri thirrje ditën e diel për shkak se qyteti do të presë ndeshjen e hapjes së Kupës Botërore 2014, që nis këtë të enjte.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulo-s, Geraldo Alckmin, u bëri thirrje punëtorëve të kthehen në postet e tyre duke thënë se janë dëmtuar mijëra qytetarë të Sao Paulo-s të cilët udhëtojnë me metro.

Punëtorët të cilët janë në grevë janë ndarë në dy pjesë, ku njëra pjesë ka pranuar ofertën e ofruar për rritje të pagave prej 8.7 për qind dhe pjesa tjetër vijon grevën për të kërkuar rritje page prej 12.2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)