Kaka largohet nga Milani
Milano, 1 korrik - Milani ka njoftuar se Kaka do të largohet nga klubi pas marrëveshjes së dyanshme për shfuqizimin e kontratës.
Braziliani u kthye në San Siro pas sezoneve zhgënjyese te Real Madridi, megjithatë Rossonerët kanë vendosur që të mos e mbajnë më në skuadër.
Me javë të tëra është spekuluar rreth largimit të tij dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do ta bartë fanellën kuqezi në sezonin e ardhshëm.
Milani njofton se sot (e hënë) ka shfuqizuar kontratën e Kaka me marrëveshje të dyanshme, thuhet mes tjerash në një komunikatë të lëshuar nga klubi italian.
32-vjeçari do të nënshkruajë me klubin nga MLS, Orlando City, mirëpo do të huazohet për gjashtë muaj në Brazil te Sao Paulo.