Kaka edhe një sezon tjetër te Milani
Milano, 12 maj - Ricardo Kaka i lënë jashtë Botërorit nga Scolari e po ashtu edhe nga Europa pas disfatës së Milanit në Bergamo bëri të ditur se dëshiron të qëndrojë edhe një sezon me kuqezinjtë.
!Dëshira ime është që të qëndroj edhe një vit këtu. Mendoj se kjo vlen shumë, pastaj shoqëria duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, se cilët do të jenë projektet.
Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë botën Milan, me shumë probleme, ndryshim trajneri por dhe shumë zgjidhje për tu gjetur dhe sipas meje, momenti i krizës mund të na tregojë rrugën e duhur\", ka thënë braziliani.
Kaka ka ende një vit kontratë, por dhe një klauzolë largimi që i lejon të lirohet prej saj në rast se Milani nuk merr pjesë në Champions League.
Në SHBA e kërkon Orlando, skuadër që gjithsesi do të integrohet në MLS vetëm në 2015-ën. Braziliani foli gjithashtu dhe për mungesën e ftesës në Botëror si dhe për sfidën e humbur me Atalantën.
\"Në Bergamo mund të na shkonte edhe më mirë, por u larguam nga objektivi ynë i fundit për këtë sezon, përfaqësimi në Europa League, por unë nuk jam i trishtuar, pasi bëra gjithçka që ishte e mundur.\"
\"Në zgjedhjet e tij për Botërorin Scolari tregoi koherencë, në grumbullimet e fundit unë nuk isha dhe do të ishte një surprizë nëse do të më ftonte, por gjithsesi unë besova deri në momentin e fundit\", është shprehur Kaka.