Kaka 1 muaj jashtë fushës
Madrid, 16 shtator - Ricardo Kaka pritet të qëndrojë për një muaj jashtë fushës së lojës.
Braziliani ka pësuar një goditje në kavilje gjatë barazimit ndaj Torinos (ndërhyrje tepër e ashpër e Bovos), por nuk është ky shkaku i mungesës.
Dëmtimi i vërtetë është në rrëzë të kofshës për brazilianin e shumëpritur nga tifozët e Milanit, i cili tashmë do të kthehet në ndeshjen e 19 tetorit, ndaj Udineses në San Siro.